Nisma për reforma në PDSH, reagon për “bombën 2″ të Zaevit
|
Nisma për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare dënon ashpër aktin e dhënies “dhuratë” nga BDI-ja, funksionin më të rëndësishëm në digasterit e Gjyqësisë, Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.
Njëkohësisht shprehim habinë se si është e mundur që funksioni me interes më madhor të shqiptarëve, funksioni i cili kontrollon punën e Gjykatave themelore dhe të Apelit, instanca më e lartë në procedurën e ankimimit, gjykata që kontrollon përputhshmërine e ligjeve me Kushtetutën, me aq lehtësi ti dhurohet VMRO-DPMNE-së.
Rasti i këtillë në mënyrë figurative i qartësoi opinionit publik se pas cdo tradhëtie qëndron miratimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ndërmjetësuesit zv.kryeministrit Musa Xhaferi dhe informatorit të brendshëm, Sekretarit gjeneral Abdylaqim Ademi. Kjo është treshja që shkatëroi jetën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni.
Rasti në fjalë, na forcon dyshimet se edhe funksionet tjera shtetërore kanë qenë cështje telefonate: A ndodhi telefonata edhe për funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, a ndodhi telefonata edhe për funksionin e Guvernatorit të Bankës Popullore, edhe për emërimin e Prokurorit publik, për emërimin e Këshillit të prokurorëve. A ndodhi e njëjta gjë edhe me emërimet që ndodhin në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të jashtme, në Shëndetësi, në Ekonomi, në Politikë dhe punë sociale.
Pas demaskimit që ju ndodhi, a duhet të ju kërkojmë dorëheqje apo këtë do ta bëni me vet iniciativë në shenjë akti moral, kombëtar dhe njerëzor, edhe pse dyshojmë që posedoni ndonjërën nga këto veti!










