Tetovë: 23 vjeçari i ofendon policët
|
Dje rreth orës 21:10 min në Tetovë para një lokali në rrugën “Jane Sandanski”, nga ana e Ndihmës së shpejtë mjekësore është kërkuar intervenimi nga policia për vërtetimin e identitetit të një personi, ku në vend ngjarje janë dërguar zyrtar policor.
Kur të njëjtët kanë arritur në vend ngjarje, ka pasur një mbledhje më të madhe njerëzish, ku është dhënë një urdhër që të njëjtit të largohen.
Një person i panjohur ka refuzuar që të legjitimohet dhe ka filluar që ti ofendoj zyrtarët policor.
Personi është prangosur dhe dërguar në stacionin policor, ku pas vërtetimit të identitetit, është zbuluar se bëhet fjalë për O.J, 23 vjet, nga Tetova.










