Edhe turqit në Maqedoni reagojnë për diskriminime në kufi - tetova1.com

Edhe turqit në Maqedoni reagojnë për diskriminime në kufi


Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Feb 17, 2015





Edhe turqit ndjehen të diskriminuar për shkak se muajve të fundit pjesëtarë të këtij komuniteti që jeton në Maqedoni po diskriminohet në pikat kufitare. Lëvizja për Turqit në Maqedoni reagoi se pjesëtarë të tyre së fundi po ndalohen në pikat kufitare dhe nuk po lejohet kalimi i tyre dhe udhëtimi jashtë vendit, edhe pse ata posedojnë dokumente të rregullta.

Disa prej tyre u është thënë se nuk mund të kalojnë kufirin për shkak të dyshimeve se kanë si synim për të udhëtuar jashtë vendit për të status të azilit. Probleme të ngjajshme muajve të fundit kanë pjesëtarë të komuntetit rom. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net