Lirohet plotësisht gazetari Tomislav Kezharovski
Gazetari Tomisllav Kezharovski është liruar plotësisht. Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e gjykatës Penale, për lirim me kusht të gazetarit. Kezharovski fillimisht u dënua me 4 vjet e gjysmë burg nga gjykata e shkallës së parë, vendimi i së cilës u ulë në dy vjet nga gjykata e Apelit. Tomislav Kezharovski akuzohej për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur.









