Maqedoni, tre të zhdukur brenda një dite - tetova1.com

Maqedoni, tre të zhdukur brenda një dite


policia
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Tue, Feb 17, 2015





Në Maqedoni Brenda një dite janë lajmëruar tre persona të zhdukur.

Në sektorët e punëve të brendshme të hënën tre persona janë paraqitur si të zhdukur nga ana e familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për një femër 31 vjeçare nga fshati Raotincë, komuna Jegunovc, të cilën si të zhdukur në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj. Ajo është zhdukur më 14 shkurt, njoftojn nga SPB - Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Mbrëmë në ora 21:15 në stacionin policor në lagjen Aerodrom, një grua 70 vjeçare e ka paraqitur të zhdukur bashkëshortin e saj, tre vite më të moshuar.

Kurse në stacionin policor në Gjorçe Petrov, mbrëmë është paraqitur zhdukja e një gruaje në moshë 84 vjeçare. Policia ka filluar aktivitetet për gjetjen e tyre. /Tv Koha/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net