Përmbytjet, ekspertët nuk përjashtojnë mundësin e rritjes së çmimit të bukës - tetova1.com

Përmbytjet, ekspertët nuk përjashtojnë mundësin e rritjes së çmimit të bukës


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Tue, Feb 17, 2015





Përmbytjet kanë për t’i vonuar kulturat pranverore, por edhe mbjelljet e sezonit. Ekspertët bujqësorë thonë se dëme më të mëdha ka tek lakrat, patatja, domatet e hershme dhe trangujt. Për shkak të përmbytjeve, sasi të mëdha ujit dolën nga shtretërit e lumenjve dhe kanaleve, për gati 10 ditë, duke i dëmtuar fidanët. Përveçse tek prodhimet e hershme dëme të mëdha ka edhe tek drithi.

“Gjendja momentale e grurit dhe elbit, si dhe kulturave të tjera në Pellagoni dukshëm do të ulen krahasuar me vitet e kaluara. Një prej arsyeve është lagështia e krijuar nga reshjet që pamundësuan edhe mbjelljet. Nga sipërfaqet e planifikuara kemi mbjellë vetëm 60%”, deklaroi Tomislav Davkov, Drejtor i Kombinatit Bujqësor Industrial “Pellagonia”.

Pikërisht për shkak të mos mbjelljes së sipërfaqeve të duhura pritet mungesë e drithit për bukë, deri në 150 mijë tonë. Problemi do të vijojë pastaj për sigurimin e rezervave, dhe sipas ekspertëve, kjo do të jetë e vështirë pasi përmbytjet prekën edhe shtetet fqinje, Bullgari, Serbi etj. Për vjeshtën e ardhshme, nuk përjashtohet edhe shtrenjtim i bukës.

“Personalisht konsideroj se këtë vit çmimi i grurit dhe misrit do të rritet. Me siguri do të shtrenjtohet edhe mishi, sepse çmimi i misrit dhe elbit do të jetë më i shtrenjtë gjithashtu”, tha Dane Boshev, profesor.

Ministri i Bujqësisë paralajmëroi se Qeveria kërkon mënyra që t’iu vijë në ndihmë bujqve. Ai paralajmëroi pagesë të subvencioneve për vreshtarët. Verica Pavlloska

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net