Bugajski: Moska e kërkon Maqedoninë në sferën e saj të interesit
Analisti amerikan dhe ekspert për Ballkanin, Janush Bugajski paralajmëron se Rusia po mundohet që t’i thellojë lidhjet e saja me qeverinë pro¬ruse të Aleksandar Cipras në Greqi dhe njëherësh të vazhdojë me bllokimin e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, duke shpresuar se do të arrijë sukses dhe se Maqedoninë ta vendosë në sferën e saj të ndikimit. Në një artikull me titull “Moska gëzohet në dramën grekomaqedonase”, eksperti i Qendrës për analiza politike evropiane nga Uashingtoni ka shkruar rreth bllokadës greke për anëtarësim të Maqedonisë në NATO duke theksuar se një prej qëllimeve strategjike të Rusisë është që ta pengojë zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO¬s.





