Dimova: Bomba para gjykatë skenar i Gruevskit
Me të shpërthyer bomba përpara gjykatës, janë përhapur me shpejtësinë e dritës zërat se bëhet fjalë për një skenar të kurdisur që kërkon të shpërqendrojë vëmendjen nga aferat e përgjimeve.
Edhe analistët politikë, ndër të cilët Lidija Dimova, shprehen se kryeministri Nikola Gruevski, në ditët në vijim, mund të përcaktohet për veprime irracionale, përfshi dhe një skenar si ky. Shpërthimi i djeshëm është një nga ngjarjet që regjistrohet në Maqedoni. Raste të këtilla duhet të presim edhe në të ardhmen pasi pushteti i Gruevskit funksionon në këtë mënyrë. Ai do që problemet t’i fusë nën tepih, por ja që të gjitha po i dalin në shesh. Ky problem kërkon zgjidhje urgjente”, thotë Dimova për “Zhurnal”.
Ajo shprehet se, megjithatë, këto veprime janë të kota dhe se nuk mund të fshehin përgjegjësinë që kanë kryeministri dhe ministrat. “Hapat e qeverisë janë të kota, ata do ta kuptojnë shumë shpejt këtë. Skandalet dhe përgjegjësitë e kryeministrit dhe ministrave nuk munden të fshihen dot nga askush. Ditët e kryeministrit po numërohen, ndërsa qytetarët duhet të hapin sytë që të mos provokohen pa nevojë”, thotë Dimova.









