Pamfleta në Tetovë: Fundi i Gruevskit
Në shpërthimin e bombës së tretë të LSDM-së, lideri i opozitës, Zoran Zaevi i prezantoi edhe audio inçizimet, ku në inçizim ishin drejtori i DSK-së Sasho Mijalkovi, Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, kryeredaktori i TV Sitellit Dragan Pavlloviq Llatas, si dhe pronari i televizionit Kanal 5, njofton TetovaSot
Pas shpërthimit të bombës së Zaevit, sot nëpër Tetovë po shpërndahen me të madhe pamfleta me fotografinë e Gruevskit me mbishkrimin “Gotov e!” apo “I mbaruar”.
Audio inçizimet që sot i zbuloi opozita, ishin edhe fyese për shqiptarët, duke i quajtuar ata “siptari”. Në bisedën e tyre u përfshi edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi për të cilin thanë se ky është jostabil, dhe poashtu u përfshi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti për të cilin thanë se është principiel./TetovaSot/







