Rusia e planifikon Maqedoninë në trasеnë kryesore të “Rrjedhës turke” - tetova1.com

Rusia e planifikon Maqedoninë në trasеnë kryesore të “Rrjedhës turke”


Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Feb 20, 2015





Gazsjellësi “Rrjedha turke” do të mundet që nga Rusia përmes Detit të Zi, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë të vijë deri në Hungari, ndërsa edhe deri në Austri, paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së paradokohshme në Hungari dhe takimet me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Vendimi kryesиsht do të varet nga partnerët e tanë evropianë se nëse dëshirojnë furnizim stabil, të garantuar dhe absolutisht transparent, me emergjense nga Rusia edhe atë pa rreziqe gjatë transportit”, porositi Putin.

Ai theksoi se në qoftë se këtë e dëshirojnë evropianët, ndërtimi i gazsjellësit mund të fillojë.

Drejtori i Institutit për kapital politik nga Budapesti, Peter Kreko për gazetën serbe “Blic” thotë se oferta e Putinit për ndërtim të “Rrjedhës turke” ka ardhur si vetëtimë nga qielli.

“Propozimi i Putinit pjesërisht është real, por është e vështirë që të parashikohet se nëse është i realizueshëm. Ai erdhi nga askund si befasi për Hungarinë dhe Komisionin Evropian”, theksoi Kreko.

Në lojë për furnizim të Evropës me gaz është edhe Azarbejxhani, i cili ofron gaz nga Deti Kaspik.

Rusia paradokohe për shkak të numrit të madh të obligimeve ligjore dhe rregullatore që i impononte Bashkimi Evropian hoqi dorë nga ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Jugore” që duheshte të kalojë përmes Detit të Zi, Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë dhe të mbërrijë deri në qendrën e madhe për deponim të gazit natyror Baumgarten në Austri.

Plani për “Rrjedhën Jugore” nuk parashikonte që Maqedonia të jetë traseja kryesore e gazsjellësit, por vetëm një krah nga Serbia ose Bullgaria të vijë deri në vend për plotësim të nevojave të saj. Tani hapet mundësia që Maqedonia të jetë në trasenë kryesore të gazsjellësit dhe të marrë mjete të rëndësishme nga transporti i gazit nëpër territorin e saj. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net