Tetovë: “Një koncert me perla shqiptare” në sallën pa nxemje - tetova1.com

Tetovë: “Një koncert me perla shqiptare” në sallën pa nxemje


koncert-perlashqiptare
Kategoria: Kulturë / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Feb 20, 2015





“Agjenda Kulturore Dardania” organizuar nga Komuna e Tetovës, solli mbrëmë para publikut tetovarë një koncert dedikuar 7-vjetorit të Pamvarësisë së Kosovës.
Orkestra komertale “Rexho Mulliqi“ nën drejtimin e dirigjentit Kushtrim Gashi interpretoj një repertor të përzgjedhur me vepra shqiptare.
Publiku në sallë shumë pak kishte mundësi të shijojë repertoarin e orkestrës pasiqë temperaturat e ulëta ndikuan që vëmendja e tyre më shumë të jetë te mungesa e ngrohjes në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës se sa te veprat muzikore që prezantoheshin.
Mbetet që deri me 24.02.2015 kur në program është koncerti i grupit “Offchestra” nga Prishtina, Komuna e Tetovës të intervenoj tek drejtoria e pallatit që të sigurojë ngrohje, në të kundërtën mos të maltretoj publikun tetovarë që të qëndrojë në temperatura të ulëta në sallën e pallatit të kulturës.
/tetova1/

 

teuta-salla

koncert-perlashqiptare

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net