Policia e Tetovës “mbledh” afishet kundër diktaturës - tetova1.com

Policia e Tetovës “mbledh” afishet kundër diktaturës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Feb 21, 2015





Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte në disa lagje të qytetit të Tetovës janë ndarë disa afishe propaganduese me mbishkrimin “Gati është “, “Fund “ ,” fundi i diktaturës “ku në të është shfaqur fytyrat e ministres së brendshme Gordana Jankullovska , ministrit të financave Zoran Stavrevski, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të DSK-së Sasho Mihajkov.

Në bazë të informatave të portalit Gjurma.mk këto afishe janë shpërndarë rreth orës 1 pas mesnate dhe deri në orën 4 policia e Tetovës i ka mbledhur të njëjtat që të mos u bien në dorë qytetarëve të Tetovës. Edhe pse një gjë të tillë nuk është konfirmuar nga ana e policisë së Tetovës, një dëshmitarë i cili edhe kishte kishte arritur ti fshehë ato, për Gjurma.mk tha se policia e Tetovës ishte në rrugë duke i mbledhur të njëjtat.” Mua këtë ma kishin vendosur në xhamin e veturës dhe unë e futa në veturë, edhe pse pata një kontroll nga policia ata nuk mundën ti vërejnë të njejtata ” thotë dëshmitari i cili dëshiron të ngelet anonim. Çuditërisht afishet e këtilla nuk janë vërejtur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tetovës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net