Amerika do ua marr vizat politikanëve, gjykatësve, biznesmenëve dhe gazetarëve?
Administrata amerikane mund të anulojë vizat dhe t’u ndalojë hyrje në SHBA politikanëve, përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, gazetarëve, biznesmenëve dhe personave të tjerë zyrtarë për të cilët ekzistojnë dyshime për korrupsion, larje parash dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas burimeve jo zyrtare të Gazetës ‘Vest’ kjo masë mundet të merret në rast se kriza politike në Maqedoni shpien deri në mosrespektim dramatik të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Kjo masë nuk kufizohet vetëm me ndalim të hyrjes por edhe me bllokim të llogarive dhe ndalesë në qasje të pronave të atyre personave që eventualisht mund t’i kenë në hapësirën territoriale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Lajmpress




