Familja Murtezani: Të ndërpriten të gjitha aktivitetet për donacion (FOTO)
Pas hapjes së llogaris për transfer të mjeteve financiare që do të ndihmonin procedurën e bartjes së kufomës së Ardonit Murtezanit nga SHBA për në Tetovë ka reaguar xhaxhai Ardonitit në profilin e tij në facebook.
Burim Murtezani shkruan:
Të nderuar miq,
Në emër të vëllaut tim Lulzimit dhe familjes tonë të ngushtë,
ju njoftojmë se me rastin e vdekjes tragjike të birit tonë Ardonit Murtezani - në qytetin Indianapolis të Amerikës, për familjen tonë, të nevojshme dhe të mjaftueshme janë ngushëllimet, lutjet dhe ndarja e dhimbjes që kemi.
Me vetiniciativën e tyre, shumë dashamirë, kanë kontribuar me donacione financiare. Ju falemnderojmë të gjithëve , por, kërkojmë të ndërpriten të gjitha aktivitetet e tilla nëpër rrjetet sociale dhe portalet informative.
Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim !
Përndryshe deri në këto momente në llogarin për donacion që menaxhohet nga Visar Salihu janë grumbulluar gjithësej 12.736 dollar.
/tetova1/




