LSDM: Gruevski izolohet nga ndërkombëtarët - tetova1.com

LSDM: Gruevski izolohet nga ndërkombëtarët


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Feb 23, 2015





LSDM-ja opozitare vlerëson se kryeministri Gruevski po izolohet nga ndërkombëtarët. Ndërsa qëndrimin e Poposkit, LSDM-ja e cilëson si gënjeshtër dhe skandaloze.

“Nikolla Gruevski është i izoluar politikisht nga autoritetet ndërkombëtare. Porosia e fundit e fuqishme erdhi nga presidenti i Komisionit Europian Junker i cili sot e anuloi takimin me Gruevskin. Këtu nuk ndihmon as reagimi i turpshëm i ministrit Poposki i cili përpiqet të gënjejë për anulimin skandaloz të takimit të parë mes Junkerit dhe Gruevskit. Është e qartë se heshtja e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, pas përgjimeve skandaloze, është tmerruese jo vetëm për opinionin vendas por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së,

Nga ana tjetër komisioneri për zgjerim Johanes Han, gjatë vizitës së tij në Shkup, në vend që të pritej në qeveri, ishte Han ai i cili priti kryeministrin Gruevski në një drekë pune në rezidencën e BE-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net