Protesta në Bit Pazar (FOTO)
Një grup qytetarësh sot kanë dalë në protestë në bulevardin “Krste Misirkov” në Bit Pazar me qëllim që të shprehin revoltën e tyre rreth ndërtimit të një muri në mesin e dy korsive me qëllim parandalimin e kalimit në vend të papërshtatshëm.
Qytetarët dhe tezgagjinjët janë shprehur se kjo nuk është mënyrë për të zgjidhur problemin pasi ata konsiderojnë se vetëm një urë për këmbësorë nuk është e mjaftueshme për nevojat e pazarit.
Ato kanë kërkuar që në vend të murit të ndërtohen pika të reja të kalimit të rrugës me qëllim që qytetarët të kenë më shumë opsione kur të bëjnë këtë gjë.





