Salihu: Përfundon mundësia e donacioneve për Ardonitin
Në një prononcim për portalin “tetova1.com”, iniciatori për grumbullimin e donacioneve për bartjen e kufomës së Ardonit Murtezanit nga SHBA për Maqedoni, Visar Salihu konfirmon se mundësia për transferim të mjeteve ka përfunduar meqenëse është arritur qëllimi.
“Portali për donacione është mbyllur. Tash, prej të gjitha donacioneve që janë bërë 12 756 $, webfaqja i mer 5% të donacioneve si kosto për ëebsite. Banka “ëe pay” e ka përqindjen e vet 2.5% plus si dhe 0.30 për çdo transakcion, spjegon Salihu.
“Qëllimi ishte grumbullimi i 10 000$ , por meqenëse web faqja dhe bankat i marin përqindjen e lartëpërmendur e vazhduam grumbullimin e mjeteve edhe më shumë se 10.000$. Sikur ta ndalnim në 10.000$ atëher familjes do ti takonin vetëm 9 187$ “, thotë Salihu, i cili edhe shfrytëzon rastin që publikisht të faleminderoj të gjithë ata që kontribuan që ky aksion të përfundoj me sukses.
Edhe familjarët e Ardonitit pak më herët apeluan që të ndërpritet dhënia e donacioneve. Xhaxhai i Ardonitit, Burim Murtezani në një postim të tij në facebook shkruan:
Të nderuar miq,
Në emër të vëllaut tim Lulzimit dhe familjes tonë të ngushtë,
ju njoftojmë se me rastin e vdekjes tragjike të birit tonë Ardonit Murtezani – në qytetin Indianapolis të Amerikës, për familjen tonë, të nevojshme dhe të mjaftueshme janë ngushëllimet, lutjet dhe ndarja e dhimbjes që kemi.
Me vetiniciativën e tyre, shumë dashamirë, kanë kontribuar me donacione financiare. Ju falemnderojmë të gjithëve , por, kërkojmë të ndërpriten të gjitha aktivitetet e tilla nëpër rrjetet sociale dhe portalet informative.
Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim !









