A po krijohet edhe një “ndotës i ajrit” në fshatin Pallçisht?
|
Reagime të shumta janë duke ardhur në adres të portalit “tetova1.com” për erë e gazi në ajër gjatë 12 orëve të fundit në Tetovë dhe rrethinë. Veçanarisht diku pak para mesnate është ndjerë kjo erë dhe po vazhdon të ndjehet.
Sipas disa mesazheve që kanë ardhur në adres të “tetova1.com” kjo erë është si pasojë e një fabrike-puntorie që pritet të filloj me punë në fshatin Pallçisht-Komuna e Bogovinës. Në këtë fabrik pritet të bëhet përpunimi i ules së djegur.
Gjithnjë sipas mesazheve të arritura, mbrëmë në këtë fabrikë është provuar fillimi i procesit të punës.
Sa janë të vërteta këto thënie dhe brenga të tetovarëve? Përsëri mbetet që ekipe të Ministrisë së ambientit jetësor të bëjnë hulumtimin dhe të vijn deri në konkluzionin se pse tetovarët 12 orët e fundit thithin ajër që ka erë gazi.
/tetova1/















