Erë gazi në ajër, reagon ECO GUERILLA - tetova1.com

Erë gazi në ajër, reagon ECO GUERILLA


eco-guerilla
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 24, 2015





Në lidhje me erën e gazit që ndjehet në ajër, para pak çastesh ka reaguar edhe lëvizja ECO GUERILLA
Në reagim thuhet:
Mbrëmë në orët e pasmesnatës qytetar të shumtë të Tetoves jane ankuar për një erë të çuditshme gazi që ka kapluar qytetin dhe rrethinën, duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes.
Shume mesazhe dhe telefonata shqetësimi kane arritur edhe deri të aktivistët e lëvizjes Eco Guerilla. Tetova nje kohe te gjate eshte peng i ketij terrori ekologjik qe po ushtrohet mbi qytetaret e saj. Duke dashur që mos krijohen spekulime dhe dyshime mbi përmbajtjen e këtij gazi Eco Guerilla bën thirrje që në mënyrë urgjente të prononcohen zyrtarisht ministri i Ekologjisë dhe Komuna e Tetovës.
Gjithashtu, ftojme qytetarët që të paraqiten në linjën telefonike 0800 55 043 e cila është pa pagesë dhe web aplikacionin E-report Tetova, ku në çdo kohë mund ti paraqesin problemet me ndotjen e ajrit dhe ambientit.

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net