Ndotja e mbrëmshme nuk vjen nga Pallçishti
|
Zija Plava, përfaqësues i investitorit turk në fshatin Pallçisht të Tetovës ka demantuar zërat se ajri i ndotur ka ardhur nga fabrika që pritet të hapet pas disa muajsh duke thënë se mbrëmë nuk ka ndodhur ndonjë provë.
Sot kanë lëshuar të gjithë inspektorët në fabrikën tonë duke na akuzuar se pasojë e ndotjes së ajrit është puna në fabrikën tonë, por e vërteta është se ne nuk kemi filluar të punojmë dhe nuk kemi bërë asnjë provë prandaj ndotësi duhet të gjendet në ndonjë hapsirë tjetër.
Në si kompani ende nuk kemi filluar me punë por edhe kur do të fillojmë ne do të punojmë me standardet më të larta ekologjike dhe nuk do ketë asnjë dëm ekologjik nga kjo fabrikë, përkundrazi do të punësohen më shumë se 400 persona me çka do të ulet papunësia në këtë anë.
Komunës dhe Ministrisë të Ekologjisë i duhet të gjejë se nga erdhi ajo erë që mbrëmë kundërmonte dhe krijoi panik te qytetarët.
/Tetova1.com/









