‘Përgjimet’, Sllagjana Taseva do ta padisë sërish Stavrevskin
Padi të re penale për ministrin e Financave, Zoran Stavreski, do të paraqesë Sllagjana Taseva nga Organizata joqeveritare ‘Transparency International Maqedoni’. Megjithatë, ajo tha se padinë do ta dorëzojë kur të krijohen kushtet për funksionimin e pavarur të gjyqësorit. Padia është e njëjtë me atë që Taseva e ngriti në vitin 2011 kundër Stavreskit ndërsa Prokuroria Publike atëherë e refuzoi si të pabazë. Rasti ri-hapet pasi opozita publikoi bisedë telefonike, për të cilin thuhet se është mes ministrave Stavreski dhe Jankullovska, të cilët diskutojnë se si të hidhet poshtë kallëzimi penal kundër Stavreskit.
“Ne akoma i shqyrtojmë aspektet dhe mundësitë ligjore, se çfarë mund të bëjmë në këtë situatë. Ne besojmë se akoma ka kohë. Nuk vjetrohet aq lehtë apo për shkurt kohë dispozita penale në të cilën thirremi ne parashikon sanksione afatgjate kështu që këtu koha e vjetrimit është pak më e gjatë dhe me siguri se do ta bëjmë atë, por do të presim të krijohen kushte për të. Është e nevojshme që të ketë gjyqësor profesional dhe të pavarur që do të ishte e përshtatshme për të proceduar një rast të tillë”, deklaroi Sllagjana Taseva, Transparency International Macedonia.
Taseva pohon se Stavreski i ka tejkaluar kompetencat e veta duke miratuar Rregullore për pagesën e parave nga Buxheti për financimin e partive politike. Sipas rregullores, ajo ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe sipas tij, një pjesë e partive kanë marrë më pak, dhe disa më shumë, ose nuk kanë marr aspak para nga buxheti. Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar atë dhe e ka abroguar rregulloren e Stavreskit. Pas kësaj, Taseva ka ngritur padi penale, por prokuroria publike e ka refuzuar.
“Në bisedën telefonike shihen shenja se si ndikohet në vendimet e prokurorëve. Kjo në të drejtën penale quhet tregtim me ndikim. Për fat të keq, ne nuk e kemi proceduar rast të tillë sepse dikush ndikon mbi dikë, më vonë mund të lind situata për të fituar përfitime nga ajo, madje edhe avancim brenda shërbimit”, tha Sllagjana Taseva, Transparency Interenational Macedonia.
Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvrlevski mohoi se dikush nga ai ka kërkuar të reagojë mbi këtë rast. Ndryshe prokurori publik që ka udhëhequr me rastin Taseva - Stavreski është Anita Topalova Isajlovska. Emrin dhe mbiemrin e njëjtë e ka gruaja e ambasadorit të Maqedonisë në Rusi dhe pastaj edhe në Kinë, Ilija Isajlovski.




