‘Rasti Tamara’, dorëhiqet Maja Paranxhieva
|
Maja Paranxhieva drejtoresh e Fondit për Sigurim shëndetësorë (FSSH), ka ofruar dorëheqje nga posti i drejtorit të Fondit. Dorëheqja sipas Paranxhievës vjen për shkaqe morale, pas vdekjes së Tamarës 10 vjeçare nga Velesi.
E ëma e Tamarës në krye të protestës
Nën moton “Karton të kuq për ministrin Todorov, në ora 12 ka filluar marshi kundër ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorovd dhe gjithë përgjegjësve për rastin e 9 vjeçares Tamara Dimovska nga Velesi , e cila vdiq duke pritur që Fondi për shëndetësi të vendosë për pagesën e operacionit në Turqi.
Duke brohoritur: “Vrasës, vrasës…” dhe “Dorëheqje, dorëheqje” ka nisur marshi kundër Todorovit.
Në krye të marshit qëndron e ëma e Tamaras e cila mban parullën “Përgjegjësi për Tamarën”, ku qëndron fytyra e Todorovit.
















