Xhemali Mehazi sqaron shkaqet e dorëheqjes nga detyra - tetova1.com

Xhemali Mehazi sqaron shkaqet e dorëheqjes nga detyra


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Feb 24, 2015





Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor Xhemali Mehazi sqaroi me anë të një deklarate me shkrim arsyet e dorëheqjes nga detyra. Ai tha se rasti i Tamarës e ka prekur si njeri dhe si prind. Mehazi shkruan se dorëheqja e tij motivohet nga arsye humane, pavarësisht se gjatë kryerjes së funksioni është angazhua maksimalisht për rastin konkret dhe për të gjitha rastet e tjera.
Deklarata e plotë:
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e krijuar në opinion dhe reagimet e qytetarëve për rastin e vdekjes së vogëlushes Tamara Dimovska, njoftoj dorëheqjen time nga funksioni i Drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë. Rasti i Tamarës më ka tronditur tej mase si person dhe si prind. Dua të sqaroj se dorëheqja ime motivohet nga arsye humane, pavarësisht se gjatë kryerjes së funksionit tim, për rastin konkret si dhe për çdo rast tjetër të ngjashëm, kam bërë gjithçka që më është mundësuar në kuadër të ligjit dhe në kuadër të autorizimeve të mia. Gjatë kohës sa kam kryer funksionin, jam angazhuar maksimalisht të ndihmoj dhe të adresoj për zgjidhje çdo rast që i është drejtuar FSSHM-së, në përputhje jo thjesht me detyrimin ligjor, por i shtyrë edhe nga ndërgjegjja personale. Për mua dhe për bashkëpunëtorët e mi nuk ka pasur rëndësi, në asnjë çast, emri dhe përkatësia etnike dhe fetare e rasteve, ndaj dhe jam investuar përherë për gjetjen e zgjidhjeve të cilat qytetarëve tanë u kanë shpëtuar jetën.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net