Gruevski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme as qeveri teknike
|
Kryeministri Nikolla Gruevski, në vazhdim të pres konferencës ku flet për “bombat” e Zaevit ka thënë se “shërbimet tona” e dinë se cili shërbim i huaj është i involvuar, por nuk ka treguar emrin e saj e as vendin prej ku është.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të largohet nga Maqedonia ndonjë diplomat nga vendi prej ku është “shërbimi sekret që ka bë incizimet”, Gruevski ka thënë se vendime në atë drejtim do të merren pasi që rasti të marrë epilog gjyqësor. Ai është përgjigjur prerazi me “jo” në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë tani zgjedhje të parakohshme. Ai ka thene se nuk do te pranoje as qeveri teknike.






