Kerry: Maqedonia dhe Kosova “në vijën e zjarrit” në konfliktin Washington-Moskë
|
Sipas fjalëve të sekretarit amerikan të shteti John Kerry, disa vende europaine gjenden në “vijën e frontit në konfliktin ndërmjet Washingtonit e Moskës.
“Bëhet fjalë për Maqedoninë, Kosovën, Serbinë,Malin e Zi, dhe vendet tjera: Gjeorgjinë, Moldavinë, Pridnjestrovla – ato janë në vijën e zjarrit”, ka deklaruar Kerry, transmeton RIA “Novosti”, përcjell koha.net.
Mediet ruse më herë kishin raportuar për gjoja pjesëmarrjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së në luftimet në Ukrainë e kundër separatistëve.
Rusia në kohë të fundit ka akuzuar Serbinë për shkak se qeveria e saj ka angazhuar shtëpinë konsultative të ish – kryeministrit britanik Tony Blair.










