Telefoni i Nurhan Izairit po bombardohet me mesazhe #DorëhiquMinistër
|
Qindra qytetarë nëpërmjetë meshazheve telefonike që po i dërgojnë në numrin e ministrit të Ekologjisë kërkojnë dorëheqjen e tij. Në mesazhet me përmbajtjen e thjeshtë me porosinë Dorëhiqu Ministër, qindra qytetarë po shprehin revoltën e tyre për ajrin e ndotur në nivele alarmante në Tetovë dhe rrethinë.
Këtë aktivitet siç merr vesht Tetova1.com e ka organizuar Lëvizja Qytetare EcoGuerilla e cila aktivitetet e saj i bënë në drejtim të sensibilizimit të popullatës për pasojat e ajrit të ndotur. /tetova1.com/










