Dështoi tentimi për t’i marrë titullin Ramushit, Qytetar Nderi i Tetovës
Ramush Haradinaj mbetet Qytetar Nderi i Tetovës, sepse Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë është shpallur jokompetente në iniciativën e cila ia kontestonte atij këtë titull. Iniciativa formalisht ishte ngritur nga Vanço Shehtanski nga TMRO, e cila parti është edhe pjes e qeveris VMRO-BDI.
Titulli Qytetar Nderi, Haradinajt iu nda nga ish kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.








