Gjimnazi i dytë në Tetovë do të quhet “7 Marsi”
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal të Tetovës është vendosur që të themelohet Gjimnazi i dytë në Tetovë dhe ky gjimnaz të quhet “7 Marsi”.
Për këtë vendim kanë votuar PëR 19 këshilltar shqiptarë, 5 këshilltar maqedonas dhe 1 këshilltar turk.
Ky emër sipas kryesuesit të këshillit ka një domethënie sepse ndërlidhet me datën e rëndësishme të ditës së mësuesit.
Nga këshilltarët e PDSH-së nuk ishin kundër një hapje të kësaj shkolle por pse nuk ka një emër konkret e jo me datë. Le të respektohet një emër shqiptarë dhe mos përsëritet si në shkollat e Çairit.
Ndryshe kryetarja e Tetovës këtë vit ka bërë që Gjimnazi i Tetovës të jetë i ndarë në dy pjesë, njëra me nxënës shembullor ku do të rikthehej Gjimnazi i dikurshëm.
Gjimnazi “7 Marsi” do të jetë objekti shkollor te stadiumi i qytetit në Tetovë që deri më tash ishte pjesë e Shkollës fillore “Migjeni-Bratstvo”.
Vendimi për themelimin e Gjimnazit ka kaluar edhe në Qeveri.
/tetova1/









