Tetova me gjimnaz të ri
|
Me vendim të këshillit komunal sot u miratua që të hapet edhe një shkollë tjetër gjimnazi i cili do të mbaj emrin e ditës së mësuesit “7 Marsi”. Ky emër sipas kryesuesit të këshillit ka një domethënie sepse ndërlidhet me datën e rëndësishme të ditës së mësuesit.
Nga këshilltarët e PDSH-së nuk ishin kundër një hapje të kësaj shkolle por pse nuk ka një emër konkret e jo me datë. Le të respektohet një emër shqiptarë dhe mos përsëritet si në shkollat e Çairit.
Ndryshe kryetarja e Tetovës këtë vit ka bërë që Gjimnazi i Tetovës të jetë i ndarë në dy pjesë, njëra me nxënës shembullor ku do të rikthehej Gjimnazi i dikurshëm.
Në seancën e 20-të të këshillit të komunës së Tetovës, mbajtur sot me fillim në ora 10:00, një ndër pikat e rendit të ditës krahas pikave tjera të rëndësishme ishte edhe propozim-vendimi për verifikimin e shkollës së mesme komunale-gjimnazi i dytë. Me çrast, me shumicë votash nga numri i këshilltarëve që ishin prezent u miratua vendimi që të themelohet gjimnazi i dytë ne komunën e Tetovës, që do ta mbajë emrin “7 Marsi”, datë e shënuar e arsimit shqip që korrespondon me ditën e mësuesit.Kjo shkollë do të përbehet nga 12 paralele,dhe se themelimi i saj do të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe kushteve për sa i takon procesit arsimor, si një ndër pikat kyçe të programit dhe orientimit tonë për një zhvillim të qëndrueshëm arsimor.















