‘Ultimatum shqiptar për Zaevin’
|
Bujar IDRIZI
Si rezultat i bisedave të përgjuara të cilat u bënë publike gjatë periudhës së kaluar, të gjithë jemi të tmerruar nga mënyra se si ky regjim ka aplikuar pushtetin. Nëse ky regjim, në këtë mënyrë është sjellur me të vetit, me maqedonët, paramendoni se si është sjellur dhe çka na kanë bë neve shqiptarëve!?
Opinionit shqiptarë i intereson ajo që ndodhë në kampin politik maqedon, mirëpo më shumë është i interesuar me ate që ka ndodhur dhe po ndodhë në oborin tonë. Opinioni shqiptarë është shumë i interesuar që në shesh të del e vërteta për rastet Monstra, Harun Aliu, Brodeci, Sopoti, Kalaja, etj etj.
Shqiptarët janë shumë kurioz t’i dëgjojnë bisedat e atyre që fotografonin dhe bënin lista të njerëzve që merrnin pjesë në protestat kundër rastit të montuar ‘Monstra’. Na intereson të dëgjojmë se çka është biseduar dhe gatuar në këtë periudhë.
Në veçanti kishim qenë shumë kurioz t’i dëgjojmë bisedat të cilat i kanë bë ato ditë shqiptarët me Sashën.
Opinioni dhe qytetari shqiptarë është i interesuar që ta kuptojë të vërtetën, nëse në mesin e atyre të cilët na përfaqësojnë ka të tillë që për interesa të veta personale dhe financiare ka bërë koncesione të ndryshme kundrejt Gruevskit.
Shqiptarët duan të dinë se cili është çmimi për heshtjen dhe lejimin e realizimit të projektit ‘Shkupi 2014’ dhe vendosjen e gjithë atyre skulpturave, bile të disave edhe para hundëve tona.
Shqiptarët në Maqedoni duan të dinë nëse në gazetarinë shqiptare ka Llatas shqiptarë. Shqiptarët duan ta dinë, nëse gazetarët shqiptarë kanë marrë urdhëra dhe porosi nga pushtetmbajtësit shqiptarë për kronika, lajme, intervista, lista të analistave të cilët mundet të intervistohen dhe t’ju merret mendim, kush dhe çka guxon të shkojë, çka nuk guxon, kush mund të ngucet, kush nuk mundet etj etj.
Shqiptarët duan të dinë, nëse i ka përgjuar vetëm Sasha siç pretendon Zaevi, apo ka edhe shqiptarë të involvuar të cilët kanë dhënë urdhër, kanë marrë pjesë dhe kanë ekzekutuar përgjimin.
Po ashtu, ne duam ta dimë nëse politikanët shqiptarë kanë përdorur materiale nga ky përgjim dhe temat për të cilat ato kanë qenë të interesuar. Në gjithë atë material të cilin Zaevi pretendon se e posedon fshihen shumë përgjigje në pyetjet dhe dilemat të cilat i ka opinioni shqiptarë.
Prandaj ka ardhur koha që Zaevit ne shqiptarët t’i themi publikisht, është koha t’i publikosh dëshmitë që kanë të bëjnë me shqiptarët. Nëse nuk do me u marr me neve, na i jep neve, i bëjmë publike vet ne. Nëse Zaevi nuk i boton, kalkulon me dëshmitë që kanë të bëjnë me shqipatërt, atëherë Zaevi aspak nuk do dallojë nga Gruevski.
Prandaj shfrytëzoj këtë rast, që t’i ftojë edhe intelektualët të cilët i dërguan letër komunitetit ndërkombëtarë me kërkesë për izolim të Gruevskit, që t’i dërgojnë letër me ultimatum Zaevi, që të botojë ate që ka për shqiptarët, në të kundërtën ai po ashtu si Gruevski, është i papranueshëm për ne shqiptarët dhe do të jetë i injoruar nga ne










