Ambasada e BE-së në Shkup: Jemi të shqetësuar nga përgjimi ynë - tetova1.com

Ambasada e BE-së në Shkup: Jemi të shqetësuar nga përgjimi ynë


eu-center-Shkup
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Feb 27, 2015





Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup i ka komentuar në mënyrë të përmbajtur informacionet se në qendër të përgjimit masiv në Maqedoni kanë qenë edhe disa ambasada, për të cilat foli lideri i opozitës Zoran Zaev.
Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e saj të thellë nga indikacionet për përgjim të një rrethi të gjerë, nga një burim i panjohur dhe legal, ekzistimi dhe përmbajtja e tyre do të jenë të hetuara nga organet përkatëse, në mënyrë transparente, thuhet mes tjerash në këtë reagim.
Nëse korrespodenca diplomatike ka qenë e përgjuar, kjo nënkupton shkelje e rregullave të Konventës së Vjenës nga ana e vendit nikoqir, thuhet në reagim.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net