Biletat me Teteksin 150 denarë, për ‘Ballistët’ 100 - tetova1.com

Biletat me Teteksin 150 denarë, për ‘Ballistët’ 100


teteks-shkendija
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Feb 27, 2015





Derbi lokal ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit zgjon interes të madh në opinion, ndërsa përveç karakterit garues kryesia e Teteksit u përkujdes që më ngritjen e çmimeve të krijojë tension të panevojshëm në opinion. Fillimisht doli njoftimi se biletat gjatë gjithë javës mund të blihen me çmim prej 150 denarëve, ndërsa ditën e ndeshjes çmimi do të ishte 200 denarë. Biletat për në ‘lozhë’ shiten për 300 denarë. Rritja e çmimeve nuk ishte jo korrektësia e vetme e drejtuesve të Teteksit, pasi që edhe pse vetë paralajmëruan gjatë javës nuk nxorën në shitje biletat me çmim prej 150 denarëve, duke lënë si opsion të vetëm që të dielqn tifozët të paguajnë 200 denarë për të hyrë në stadium. Në kushte të këtilla kryesia ‘kuqezi’ ka reaguar duke kërkuar që të ulet çmimi në vlerën e zakontë 100 denarë. Teteksi nuk ka pranuar një gjë të tillë, por kanë lëshuar pe pas presionit të madh dhe kanë vendosur që të dielën bileta të kushtojë 150 denarë, ndërsa në tribunën ‘Marshin Beqiri’ ku qëndrojnë ‘Ballistët’ hyrja do të jetë 100 denarë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net