OnLimit Media: Të rihapet dhe dëmshpërblehet TV A1 - tetova1.com

OnLimit Media: Të rihapet dhe dëmshpërblehet TV A1


a1
Kategoria: Lajme

Postuar më: Fri, Feb 27, 2015





Shoqata për zhvillimin e gazetarisë “OnLimit Media” dënon përgjimin e gazetarëve, si dhe tendencën që po del në shesh, se pushteti ka punuar drejtpërdrejtë për mbylljen e televizionit A1.

“Pas publikimit të ‘bombave’ është e qartë se jo vetëm pronari Velija Ramkovski, por edhe vetë TV A1 ka qenë në shënjestër të politikës. Për këtë arsye duhet të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për rihapje të këtij televizioni dhe për kompensim të dëmeve që i janë shkaktuar”, thuhet në reagimin e shkurtë të organizatës “OnLimit Media”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net