BESA në Saraj: Derisa e vërteta nuk del në shesh, ky shtet nuk mund të zhvillohet - tetova1.com

BESA në Saraj: Derisa e vërteta nuk del në shesh, ky shtet nuk mund të zhvillohet


besa-saraj0
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Feb 28, 2015





Sonte Lëvizja BESA qëndroi në Saraj, ku u formua Këshilli Nismëtar Komunal për komunën e Sarajit. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

Orhan Murtezani, anëtar i Këshillit Nismëtarë të Lëvizjes BESA, në fjalën e tij ironizoi me 153000 votat që BDI ka marrë në zgjedhje, duke thënë se edhe pse kjo parti pretendon se me besimin e popullit është bërë pjesë e qeverisë, nuk mundi as edhe emrat e dy shkollave ti ndërron.

“Aktualisht, gjendemi në një situatë ku kemi një pushtet shumë të fuqishëm, ndërsa shtet më të dobët se kurrë. Jemi në situatë kur kemi politikan shumë të pasur, ndërsa popullatë të varfëruar deri në palcë. Kemi parti shumë, ama shumë të fuqishme, që në zgjedhje kanë marrë edhe nga 153000 vota bile, mirëpo që nuk mund t’i ndërrojë as dy emra të shkollave. Ne si shqiptar që jetojmë në këtë shtet, i parashtrojmë disa pyetje shumë të thjeshta: vallë si është e mundur të ketë shuma marramendëse për ndërtimin e skulpturave të kuajve, luanëve, maceve e minjve, ndërsa mos të ketë mjete për publikimin e as tre librave në gjuhën shqipe?; si është e mundur, që me një luftë të bërë në vitin 2001, me partinë shqiptare historikisht në pushtet, prindërit dhe arsimtarët ende duhet të protestojnë e t’i bllokojnë rrugët për ta shtuar një paralele në gjuhën shqipe?; si është e mundur që sëmundja e kancerit të Tetovë dhe rrethinë, si pasojë e ndotjes, t’i ketë thyer të gjitha rekordet e mundshme, e mos të bëhet asnjë ndërhyrje?; vallë si është e mundur që infrastruktura nëpër komunat shqiptare të jetë si në Mesjetë; vallë edhe sa vite duhet të presim ne shqiptarët për ta ndryshuar statusin e emigrantit legal në këtë shtet!?”, përfundoi Murtezani.

Profesor Lulzim Aliu, po ashtu anëtar i Këshillit Nismëtarë të Lëvizjes BESA, i cili foli për gjendjen në arsim, të cilën e vlerësoi të mjerueshme.

“Arsimi në të gjitha nivelet, që nga ai fillor, i mesëm apo sipëror është në gjendjen më të mjerueshme të tij, përpara një shkatërrimi të plotë. Pse ka gjendjen më të mjerueshme të tij, përpara një shkatërrimi të plotë. Pse ka ardhur në një gjendje të tillë? Kur arsimi nuk vlerësohet, kur dinjiteti dhe integriteti i mësuesit është nëpërkëmbur, kur mësimdhënësit nënçmohen dhe ofendohen. Për të qenë edhe më tragjike kjo ndodh edhe nga instancat më të larta shtetërore. Thuaj se ata nuk kanë kaluar nëpër këto shkolla dhe nuk kanë pasur këto mësues. Mësuesi sot fyet me atë që për këshilltar të arsimit në Byronë e arsimit dhe për të këshilluar mësimdhënësit, vendosen mësuesit më të dobët ose ata pa asnjë ditë përvojë pune në arsim”, deklaroi Aliu.

Anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, në fjalën e tij u ndal në platformën e Lëvizjes BESA “Edhe shqiptarët pa hipoteka”. Ai shtoi se, derisa e vërteta nuk del në shesh, ky shtet nuk mund të zhvillohet.

“Ky shtet nuk mund të ngrihet dhe nuk mund të zhvillohet po që se nuk del e vërteta në shesh, gjithë ato njerëz që kanë bere krime dhe kanë keqpërdorur pozitën e tyre në shtet dhe në emër të interesave të popullit janë pasuruar për vete dhe kanë flijuar kapitale marramendëse dhe gjithnjë e më tepër e kanë shkatërruar, e kanë varfëruar dhe dëshpëruar këtë popull. Andaj e vërteta duhet që patjetër të dalë në shesh.”, tha më tej Azizi.

Pas tij u prezantua Këshilli Nismëtarë Komunal i Sarajit, i përbërë nga të gjitha vendbanimet e Komunës me gjithsej 48 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur pedagogun Ibush Jusufi.

“Të respektuar miq, pas këtij besimi që më është dhënë, unë shpresoj që këtë rrugë të mbarë do ta ecim bashkërisht përpara, se do ti tejkalojmë paragjykimet dhe inatet personale, lokale e të tjera, për ti dhënë këtij populli një shtresë politikanësh që politikën e kuptojnë si shërbim për popullin e jo si përfitim për veten. BESA është sonte në Saraj që të ju thotë shqiptarëve të Sarajit se Ne nuk do ta luajmë rolin e përçarjes por përkundrazi ajo do të jep mesazhin e unitetit dhe bashkimit me te gjithë ata që ja duan të mirën kësaj popullate.”

besa-saraj besa-saraj1

 

Në fund të pranishëmve iu drejtua edhe koordinatori i Këshillit Nismëtar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Shumë të respektuar qytetarë të komunës së Sarajit, jemi sot këtu që bashkë me ju t’i ndajmë disa nga parimet tona mbi të cilat ne ju premtojmë se do të funksionojmë në të ardhmen. Kjo nga shkaku se ne nuk jemi në një fushatë parazgjedhore, që para jush ta prezantojmë programin tonë, si dhe projektet tona për komunën tuaj. Dita e mbarë thonë shihet në mëngjes. Andaj se Lëvizja BESA do të jetë një mbarësi për shqiptarët e Maqedonisë duket që në fillim. Gjithandej ku jemi prezantuar, si edhe në komunën tuaj, ne kemi tubuar rreth idealit të BESËS djemtë dhe vajzat më të mira të këtij populli. Kjo rini dhe ky elan është garanci se që nga ky moment shqiptarët e Maqedonisë nisin ta shkruajnë historinë më të lavdishme të tyre. Më këtë rini, nga njëra anë, si dhe me përkrahjen e më të moshuarve e me përvojën e tyre, ne jemi gati që t’i përmbushim idealet e kamotshme të rilindësve tanë. Jemi gati që përfundimisht shqiptarëve të Maqedonisë t’ua rikthejmë dinjitetin e humbur.” Përveç kësaj Kasami theksoi edhe se: “Shumë të respektuar të pranishëm, në këto momente kritike për Maqedoninë, kur në mënyrë drastike na janë shkelur të drejtat tona elementare, ndër të cilat më së shumti liria jonë e veprimit dhe e shprehjes, të merresh me politikë kërkon guxim. Andaj mesazhi jonë këtu nga Saraji është ky: Nëse nuk jeni të gatshëm të flijoni për këtë ideal, atëherë largojeni fjalën LIRI nga fjalori juaj. Por, kam shumë shpresë se vetë prezenca juaj madhështore sot dhe këtu tregon se ju jeni të gatshëm të flijoni gjithçka në emër të lirisë dhe të dinjitetit tuaj njerëzor. Të nderuar, duke besuar fort se qeverisja e mirë e një shteti është në korrelacion të drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve të atij shteti, Lëvizja BESA është këtu që me ndihmën e Zotit tani e tutje të jemi gjithmonë pranë jush dhe në krye të prioriteteve tona ta kemi pikërisht mirëqenien tuaj. Ne ju premtojmë se nesër me një qeverisje të mirë të shtetit, varfëria do të jetë diçka për t’u turpëruar e jo si sot me këtë qeverisje të keqe të shtetit ku mirëqenia është diçka për t’u turpëruar. Fjalën time do ta përfundoj duke ju ftuar të gjithëve, të rinj dhe të reja, gra dhe burra, që të bashkoheni rreth idealit tonë, sepse unë për një gjë ju garantoj: te ne nuk gjeni asnjë njeri që mund ta akuzojnë për vrasje, te ne askush nuk është fajtor për raste të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve (si Sopoti, Monstra e Brodeci), te ne nuk gjeni dikë që ka qenë i akuzuar për korrupsion, te ne nuk do të gjeni dikë që ka ndonjë skandalet moral në jetën e tij. Ne qëndrojmë para jush pa turp dhe pa u skuqur për të kaluarën tonë.”, përfundoi Kasami

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net