Janakieski: Tërësisht është respektuar ligji për ndërtim në rastin Kosmos!
|
Incizimet që dje u prezantuan në opinion paraqesin një proces të montuar të shërbimeve të huaja, të cilat Zoran Zaevi i përdor për qëllimet e veta, respektivisht qëllimi i tij është të vijë në pushtet me çdo çmim, vlerësoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.
I pyetur për koment për incizimet që dje i publikoi lideri i opozitës Zaev ku është i involvuar Janakieski, pas ndarjes së vendimit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në komunën Kisella Vodës, ai tha se Zaev ka një qëllim të vetëm, të krijojë frikë tek qytetarët.
“Zaevi me ekipin e vet jo vetëm që duan në mënyrë jolegjitime të vijnë në pushtet, por edhe vet merr anën e defanzivës, i shërben shërbimeve të huaja të cilët kanë përgjuar në Republikën e Maqedonisë. Është turp dhe për të ardhur keq që LSDM-ja çdo herë vendoset në pozitën e mbrojtjes të atyre që e shkelin ligjin dhe kjo nuk është hera e parë”, tha Janakieski.
Lidhur me rastin Kosmos, i cili dje u prezantua, ai theksoi se tërësisht është vepruar në pajtim me ligjin.
“Me përgjegjësi pohoj se tërësisht është respektuar ligji për ndërtim, pasi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dy herë e pranoi ankesën e investitorit dhe me këtë rast u dha miratim por ndërtim. Pas konfirmimit të gjendjes faktike nga ana e komunës së Gazi Babës për të cilën dje kishte kumtesë u konfirmua se objekti nuk është në pajtueshmëri me projektin dhe për shkak të kësaj është miratuar ky vendim. Pastaj u dorëzua ankesa në Ministri e cila u refuzua në pajtim me nenin 69, paragrafi 3 nga Ligji për ndërtim se vendimi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe e komunës së Gazi Babës janë në pajtueshmëri me ligjin tregon edhe fakti që vet kompania e tërhoqi ankesën nga Gjykata Administrative që e dorëzoi”, sqaroi Janakieski.
Ai theksoi edhe se investitori ka dhënë deklaratë se kompleksi Kosmos është ndërtim pa leje dhe se Ministria ka vepruar në pajtim me Ligjin për ndërtim.










