Nesër nis sezoni pranveror në elitën e futbollit vendor - tetova1.com

Nesër nis sezoni pranveror në elitën e futbollit vendor


shkendija-pelisteri
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Feb 28, 2015





Sezoni pranveror në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, do të nisë të dielën edhe atë me një ndeshje të madhe. Në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballen Teteksi dhe Shkëndija. Pikërisht kjo ndeshje nga drejtuesit futbollit vendor është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë. Në javën e 18-të, të këtij sezoni kryesuesi i renditjes Vardari do të përballet me Sileksin në Kratovë, ndërsa kampioni aktual Rabotniçki është nikoqir i Turnovës. Renova do të luajë ndeshjen e saj të hënën. Risia e vetme në këtë sezon do të jetë ndarja e drejtësisë nga 6 referë.
LPFM – Java e XVIII
Teteksi – Shkëndija
Pelisteri – Bregallnica
Sileksi – Vardari
Rabotniçki – Horizonti
Renova – Metalurgu

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net