Çfarë thotë Ziadin Sela për RDK-në dhe Lëvizjen BESA? (VIDEO) - tetova1.com

Çfarë thotë Ziadin Sela për RDK-në dhe Lëvizjen BESA? (VIDEO)


ziadinsela
Kategoria: Intervista / Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 1, 2015





Atë që ka mbjellur Maqedonia tani edhe po e korrë. Kështu ka deklaruar Kreu i lëvizjes për reforma në PDSH Ziadin Sela, në një emision në TV Globi, duke folur rreth skandalit të përgjimeve.

“Shqiptarët përfundimisht u bindën, po edhe faktori ndërkombëtar, se institucionet e shtetit dhe kur them këtë gjyqësia është tendencioze. Këto argumente a i kemi në dorë ne si shqiptar? I kemi thënë me qindra e mijëra herë në pres konferenca dhe në fjalime në foltore të Parlamentit. Dhe tani që e kemi një argument në dorë, heshtim. Themi se do të padisim Zoran Verushevskin, ose këtë tjetrin ose atë tjetrin. Për ne është i rëndësishëm sistemi, të ndryshojmë konceptin e sistemit. Besueshmëria e institucioneve nuk kthehet te shqiptarët pse do të kemi qeveri teknike, ose pse do të hiqet Nikolla Gruevski dhe vjen dikush tjetër të bëhet kryeministër. Besueshmëria e institucioneve te shqiptarët do të kthehet në momentin kur do të vije EULEX¬i në Maqedoni, njësoj si në Kosovë. Vetëm atëherë mund të nise ky sistem do të funksionoj. Vetëm atëherë Minsitria e Financave, nuk mund të ia marrë komunës së Strugës, siç jam err tani. Vetëm atëherë nuk mmund të dënohen me burgim të përjetshëm shqiptarët e tu montohet gjoja paskan vrarë të rinjë maqedonas”, thekson Sela.

Ndërkohë Sela i pyetur se a është në bisedim me Lëvizjen Politike BESA dhe RDK-në e Vesel Memedit, ai është përgjigjur, - “Kontakte dhe biseda sigurisht që kemi pas, ne jemi figura publike që takohemi edhe në organizma të ndryshme. Në princip jemi për bashkëpunim”. Por, i pyetur nga gazetari se qarkullojnë zëra se Ziadin Sela disi nuk pajtohet me Lëvizjen BESA në disa pika, Sela është përgjigjur se deri më tani nuk janë ulur të bisedojnë për ndonjë çështje, pasi që ende ai nuk është zgjedhur kryetar i partisë./Almakos/

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme prej minutës së 27.00, ku Sela flet për BESËN dhe RDK-në:

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net