Gruevski: Thirrëm në luftë politike e jo qytetare
|
Nikolla Gruevski sqaron mbajtjen e mbledhjes së fundit të Bordit Qendror të partisë VMRO-DPMNE.
Është i gabueshëm mendimi se njoftimi i BQ të VMRO-DPMNE-së thërret në luftë qytetare”, theksoi sot nga Kavadari, kryeministri Nikolla Gruevski.
Dje patëm mbledhje në Bordin qendror, në një përbërje të zgjeruar, ku morën pjesë kryetarët e komunave, drejtorët dhe funksionarët tjerë të vendosur nga VMRO-DPMNE, ku patëm diskutim dhe përfundimet e mbledhjes i publikuam përmes njoftimit.
Nën termin luftë, nënkuptuam, luftë politike për përparimin e Maqedonisë, për ruajtjen e dinjitetit, përparimin e ekonomisë, demokracisë dhe jetesës më të mirë të qytetarëve, theksoi Gruevski.








