Ministria e Transportit nuk përfill kërkesën Komunën së Tetovës për autobusë
|
Ministria e Transportit dhe lidhjeve nuk përfill aspak kërkesën e Komunës së Tetovës, për furnizim e ndërmarrjes transportuese me tetë autobusë, për rregullimin e problemit shumë vjeçar të transportin publik në qytet. Kërkesa është dërguar me kohë, por nga dikasteri i transportit jo vetëm që nuk është shqyrtuar, por madje nuk kanë as njohuri se në cilin sektor është dërguar.
“Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të merr prononcim edhe nga Ministria e Transportit se deri ku ka arritur shqyrtimi i lëndës, por nga atje na u përgjigjën se, nuk e dinë se në cilin sektor është dërguar kërkesa, kur në fakt dihet se, kërkesat e këtilla të komunave, i adresohen ministrisë e cila më pastaj procesion atë në sektorin gjegjës”.
Pas injorimit të kërkesës nga ministria e transportit, komuna e Tetovës i është drejtuar qeverisë për shqyrtimin e rastit.
“Ne tanimë i kemi dërguar një urgjencë edhe qeverisë dhe kemi kërkuar që kjo të del në rend dite në seancë edhe të qeverisë”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Nga qeveria thonë për Alsat se kërkesa është futur në procedurë qeveritare, por ende nuk dihet se kur do të diskutohet për të. Ndërmarrja transportuese komunale është themeluar para një muaji por nuk ka asnjë autobus ndërsa transporti nëpër qytet realizohet me furgon privat.
Bashkim Sulejmani






