Kapet një person me drogë në Tetovë dhe një në Gostivar
SPB Tetovë ngriti padi penale ndaj R.A. nga fshati Odër, Tetovë, për veprat penale “prodhim dhe shpërndarje ilegale të substancave narkotike” dhe “mundësim të përdorimit të drogës”. Me datë 29.10.2014 në Tetovë është ndaluar një veturë “Alfa Romeo” e drejtuar nga i padituri me të cilin ka qenë së bashku edhe një person tjetër nga Tetova, si dhe gjatë kryerjes së kontrollit të veturës janë gjetur disa paketime, ku pas ekspertizave është konstatuar së bëhet fjalë për 1.83 gram heroinë, ndërsa në mostrat e urinës tek i padituri dhe personi tjetër janë gjetur gjurmë të opiateve./Shqipmedia
Gostivar: Policia ka privuar nga liria një diler droge. Kishte tentuar t’i ikte policisë
Policia e Gostivarit ka arritur të privon nga liria një banor të fshatit Dobërdoll, duke e kapur në flagrancë nën dyshimin për tregti me drogë. Ngjarja ka rrjedhur si në skenë filmi. Nga Policia e Gostivarit njoftuan se sot në ora 3 të mëngjesit, në rrugën “Borçe Jovanovski”, në Gostivar, është vërejtur 41 vjeçari me inicialet SH.A nga fshati i lartpërmendur, i cili në tentimin për tu legjitimuar nga pjesëtarët e policisë, ka filluar të largohet me vrap dhe duke vrapuar ka hedhur një qese. Për një kohë të shkurtër, policia ka arritur ta privon nga liria, ndërsa qesen e hedhur e ka konfiskuar dhe e ka dërguar për ekspertizë të mëtejme. Nga personi në fjalë, po ashtu janë konfiskuar edhe një sasi parash si dhe një telefon celular. Policia e dyshon se monedhat e gjetura tek ai, janë siguruar nga tregtia me mjete narkotike. Nga Policia e Gostivarit njoftuan se janë duke punuar në zbardhjen e rastit, pas çka, do të ndërmerren hapa ligjore ndaj personit në fjalë. Policia thotë se banori i fshatit Dobërdoll, me inicialet SH.A, edhe më herë ka qenë i paraqitur si shitës i lëndëve narkotike.














