Komandant Hoxha: Horrat Ali Ahmeti e Menduh Thaçi kanë bë marrëveshje me Zaevin? - tetova1.com

Komandant Hoxha: Horrat Ali Ahmeti e Menduh Thaçi kanë bë marrëveshje me Zaevin?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 2, 2015





Kryetari i LSDM-së, Zaev ka paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të vazhdojnë me publikimin e “bombave”. “Për shkak të ndjeshmërisë së momentit dhe hapësirës së kufizuar mediale, do të shkojmë me kujdes, hap pas hapi. Mirëpo do të publikojmë gjithçka, të gjitha argumentet do t’i publikojmë”, tha Zaev.

Ndërkohë, ‘bombën’ numër 6 të publikuar sot nga Zaev e ka komentuar për Almakos edhe Xhezair Shaqiri - Komandant Hoxha i cili thotë, - “Fillim i mbrapsht i Zaevit, pasi që filloj t’i tregon si viktima të pergjimit, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, kjo domethënë se këta dy horra (Ahmeti - Thaçi) kanë bërë marrëveshje me Zaevin, vetëm mos t’ua nxjerr në shesh tradhëtitë që i kanë bërë ndër vite shqiptarëve të Maqedonisë, kurse Ahmeti e Thaçi për këtë shërbim që do ua bëjë Zaevi, do të paguajnë çmimin duke qenë servil më të mëdhenjë me Zaevin, se sa që ishin me Gruevskin e Mijallkovin. Fillimi i mashtrimev klasike për Shqiptarët”./Almakos

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net