Kuvendi votoi, Policisë i mundësohet të përdorë plumba gome - tetova1.com

Kuvendi votoi, Policisë i mundësohet të përdorë plumba gome


protesta-tiran
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Mar 2, 2015





Kuvendi me 59 vota për dhe tre kundër, e ka miratuar Ligjin për policinë, në të cilin policia tani autorizohet me ligj që të përdorë plumba të gomës për të shkatërruar dhe shpartalluar protesta të dhunshme.
Në të ardhmen policia do të shfrytëzojë plumba të gomës, paralizues elektrik dhe bomba shokuese nëse protestuesit të cilët e kanë prishur rendin publik nuk e respektojnë urdhërin e policisë që të largohen
Me ligj, policia deri më tani kishte të drejtë që të përdorë forcë fizike, shkopinj gome, kemikale të ndryshme, topa me ujë dhe qenë.
Shtrohet pyetja pse pikërisht tani u bënë këta ndryshime të ligjit, ku policisë i mundësohen edhe forma dhe mënyra më të ashpërta të përdorë kundër protestuesve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net