Zaev: Jankullovska thotë se Gruevski u ka hypë skijave
Duke prezantuar “bombën” e gjashtë, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev thotë se dëgjohet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duke biseduar me ministrin Stavrevski, ku thotë për kryeministrin Gruevski se është “zabegn”, që përkthimi më adekuat në gjuhën shqipe është “u ka hypë skijave”.
“Bukvalisht ai termi që e përdorin komunjarët se është ‘zabegan’ i përgjigjet më së miri atij”, thotë Jankullovska. Në bisedën mes tyre, Jankullovska dhe Stavrevski sërish ankohen për mungesë mjetesh, kurse i përsërisin edhe kritikat se nderohet pa masë. “Shteti nuk funksionon”, thotë me një rast Jankullovska.







