CIVIL kundër përdorimit të plumbave të gomës nga policia - tetova1.com

CIVIL kundër përdorimit të plumbave të gomës nga policia


Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Mar 4, 2015





Organizata joqeveritare “CIVIL” ka reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit për policinë, ku është miratuar përdorimi i plumbave të gomës nga ana e policisë gjatë trazirave apo akteve të dhunës. Xhabir Deralla nga kjo organizatë deklaroi se plumbat e gomës janë të pasigurtë dhe të dëmshëm dhe se nga këto plumba kanë humbur jetën 2 për qind të qytetarëve në raste të trazirave apo akteve të dhunshme nëpër botë, ndërsa 40 për qind kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore.

Deralla theksoi se kjo është një armë e dëmshme dhe se në shumë pak vende demokratike gjen përdorim dhe se me miratimin e këtij ligji është dhënë një porosi se do të shtihet me plumba të tillë ndaj qytetarëve, në rast se ata siç thuhet okupojnë fakultetet, bllokojnë rrugët apo demonstrojnë kundër pushtetit.

“Protestat që kanë filluar në Maqedoni nuk mund ti pengojë askush, as edhe plumbat e gomës apo ndonjë masë tjetër e dhunshme. Le të gjuajnë” është përgjigjur Xhabir Deralla. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net