Maqedonia vend i çokollatës, ku qytetarët nuk kanë bukë të hanë - tetova1.com

Maqedonia vend i çokollatës, ku qytetarët nuk kanë bukë të hanë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 4, 2015





Nuk ka të ndalur gallata në rrjetet sociale me bisedat e publikuara në “bombat” e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, raporton lajmpress.com. Së fundmi është paraqitur një hartë e Ballkanit, ku Maqedonia është ilustruar si vend i çokollatës, me të cilën aludohet tek biseda mes Jankullovskës dhe Stavrevskit ku mes tjerash thonë “Populli nuk ka buk të hajë, ne blejmë çokollata”.

Gjithçka duket idilike deri sa të lexoni porosinë ironike: “Maqedonia vend i çokollatës, ku qytetarët nuk kanë bukë për të ngrënë ”. Pason edhe komenti në gjuhën angleze, që na kthen në realitetin dëshëprues: “Land of chocolates & desperate people & emigrants*….”

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net