Përleshje në Tv Sitel, rrihen Sarma dhe Llatasi?
|
Siç njofton Centarnews.net duke u thirrur në informata të të punësuarve në televizionin Sitel, redaktori i këtij televizioni Dragan Pavloviç Latas i ka qëruar hesapet me Aleksandar Spasovski -Sarma. Nervoza ka plasur si rezultat i përgjimeve që i publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev, që ka nxitur panikë në radhët e stafit të këtij mediumi.Konflikti ka nisur kur Aleksandar Spasovski-Sarma ka thënë se informata e ardhshme e LSDM-së do të jetë më shokuese sesa ajo paraprake. Llatasi ka reaguar ashpër duke ia kthyer me fjalë fyese dhe të shara drejtë gjithë të pranishmëve duke tentuar që ta godasë Spasovskin të cilin arriti që ta kapë për fyti.















