Cilët janë deputetët e BDI-së që votuan ligjin që policët t’i qëllojnë protestuesit me plumba gome (FOTO) - tetova1.com

Cilët janë deputetët e BDI-së që votuan ligjin që policët t’i qëllojnë protestuesit me plumba gome (FOTO)


protesta-tiran
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Policia në të ardhmen do të përdorë plumba gome, paralizues elektrik dhe shok bomba për të neutralizuar protestuesit e dhunshëm, në qoftë se protestuesit të cilët prishin rendin dhe qetësinë publike dhe nuk respektojnë urdhrin e policisë për t’u shpërndarë. Ky ligj i ri mbi Policinë është votuar ditë më parë në Parlament.

Deri më tani për shpërndarjen e protestave të dhunshme policia në bazë të ligjit për të vendosur rendin publik dhe paqes, ka përdorur forcën fizike, shkopinj gome, kimikate të ndryshme, topa uji dhe qentë e shërbimit.

Për këtë miratim të ligjit ka reaguar gazetari Bekim Laçi i cili shkruan, - “Nese dilni najhere me protestu edhe ju godet ndonjë plum gome, ose e hani ndonje shufër elektrike, e keni bakshish prej deputëtëve që e kanë votu ligjin”.

Me mjetet e reja që policia do të qetësojë protestuesit dhe protestat e dhunshme, ato janë të destinuara për të bllokuar demonstruesit të dhunshëm duke u shkaktuar plagë sipërfaqësore dhe dhimbje pa pasoja vdekjeprurëse dhe lëndimeve të rënda.

Me ndryshimet e reja në ligjin e ri, policia do të jetë në gjendje për të kryer një video të mbikqyrjes për trajtimin e qytetarëve. Regjistrimet e policisë do të përdoren në rast se qytetarët ankohen për veprimet e paligjshme të policisë.

Këtë ligj e votuan edhe disa deputet të BDI-së, e se cilët janë deputetët shqiptarë që votuan për këtë ligj mund ta shikoni në listën e mëposhtme:

KLIKO NË FOTO PËR TA SHIKUAR NË DIMENSIONE MË TË MËDHA

plumbagome

plumbagome1

plumbagome2

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net