Hoxha: Sela, BESA dhe RDK të bëhen bashk - tetova1.com

Hoxha: Sela, BESA dhe RDK të bëhen bashk


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Xhezairi Shaqiri i njohur gjatë luftës së vitit 2001 si Komandant Hoxha vlerëson se një bashkëpunim i ngushtë mes lëvizjes së Zijadin Selës, lëvizjes BESA dhe RDK-së, do të ishte frytëdhënës për shqiptarët. Ai thotë se vetëm nëse bëhen bashkë, këto subjekte nuk do të përsërisin gabimet e BDI-së dhe PDSH-së.

“Në njëfarë mënyre, prej dështimit të këtyre horrave BDI -PDSH që krejt ne po e paguajmë çmimin e tradhetinave të tyre, Un jam i bindur se shumë intelektualë, analistë dhe partitë e opozitës, siç janë Sela, RDK dhe BESA nuk do të kenë guximin të bejnë gabimet që i kanë bërë këta BDI - PDSH dhe duhet perkrahur opozitën te bashkohet dhe të forcohet. Pa dyshim edhe këta nuk do të munden menjëherë t’i përmirësojnë gabimet e bëra prej horrave dhe matematika e hajrit është kjo që shqiptarët me shqiptarët. E kundërta është nëse shqiptarët prej dëshpërimit votojnë Zaevin, do të kemi vetëm dëm të madh për ne, sepse po forcojmë me votat tona ata të cilët dje dhe pardje na kanë sulmuar dhe nuk ka asnjë garanci që sod të bëhen demokratë Zoran Verushevski, Sasho Mihajllkovi apo Zaevi dhe Grujevski, etj. Për në fund të këtij sqarimi, unë besoj se kemi marrë aq mësim prej gabimeve dhe duhet të dalim me fitore, e jo me përçarje”, thotë Shaqiri.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net