Llalla: Pas deklaratës sime në “Lajm” policia më rrethoi shtëpinë - tetova1.com

Llalla: Pas deklaratës sime në “Lajm” policia më rrethoi shtëpinë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Publicisti nga Shqipëria i cili jeton në Tetovë, Arben Llalla thotë se sot është bastisur shtëpia e tij nga ana e policisë maqedonase dhe është thirrë në bisedë informative nga policia. Llalla thotë se kjo ka ndodhë pas deklaratës që ka dhënë në gazetën “Lajm” dhe haptaz shpreh dyshimin se aksioni policor është porositur nga “ndonjë përfaqësues i partive politike shqiptare”.

“Fill pas deklaratës time të botuar sot në gazetën LAJM, policia e Maqedonisë në orën 17.25 minuta më ka kërkuar në bisedë informative. Si shtetas i Shqipërisë ua kërkova thirrjen në gjuhën shqipe. Banesa ime u rrethua nga 4 policës maqedonas. Të shohim kush është porositësi i arrestimit tim, patjetër duhet të jetë ndonjë përfaqësues i partive politike shqiptare”, ka thënë Llalla.

 

Cfar deklaroi Arben Lalla gjatë ditës:

Sipas publicistit Arben Llalla, partitë shqiptare gjithnjë janë vasal të partive maqedonase. Të mos harrojmë se BDI është mbështetur dhe fuqizuar nga LSDM dhe njerëz të saj. “Partitë maqedonase janë të interesuar vetëm për parti shqiptare që do jenë besnik të projekteve sllave dhe jo për avancimin e çështjeve shqiptare. Nguliteni mirë se partitë shqiptare janë sajesa të partive maqedonase me anë të vasalëve të tyre shqipfolës por që mendojnë sllavisht. BDI, jo vetëm që do jetë pjesë e koalicionit nesër të LSDM, por edhe do t’i fitojë zgjedhjet sepse ska unifikim të opozitës shqiptare. Shqiptarët ndodhen më të përçarë dhe të hutuar se kurrë”, thotë për “Lajm” Llalla.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net