“Lumi Bllagoja Toska” në Tetovë (FOTO) - tetova1.com

“Lumi Bllagoja Toska” në Tetovë (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Është rrugë që më së shumti i ngjan lumit. Kjo është rruga “Bllagoje Toska” në Tetovë për rregullimin e së cilës deri më tash janë bërë vetëm premtime dhe asnjë investim konkret.

Gropa të mëdha, pellgje me ujë dhe papastërti. Kjo është pamja e rrugës “Bllagoja Toska” në mes të Tetovës, e cila lidh dy pjesët më të frekuentuara të qytetit, me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Banorët e kësaj lagjeje, prej vitesh i kërkojnë komunës rregullimin e rrugës, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete.
“Rruga na pengon, kah të shkojmë na pengon, për “Bllagoja Toska” kërkojmë ama kot e kemi askush nuk angazhohet këtu për ta rregullu këtë. Nëpër ujë ecim, me çizme, ja ku i kam aty, me çizme nëpër ujë të dalim deri te tekstilja”., thonë banorët e lagjes.
Nga komuna e Tetovës një herë premtuan se kjo rrugë do të rregullohet në vitin 2014.
“Në prioritetet e komunës së Tetovës për vitin 2014 është gjithsesi Bllagoja Toska, në më shumë aspekte të riparimit zgjerimit hapjes e kështu me radhë”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës në fund të vitit 2013.
Por, në muajin maj të vitit 2014, Teuta Arifi dha deklaratë tjetër, se rruga do rregullohet në 2015-ën. “Bllagoja Toska” është plan zhvillimor i komunës së Tetovës e paraparë, njëra gjysmë për 2014 dhe tjetra për 2015. Për 2014 është paraparë pjesë prej qendrës afër spitalit pra atë pjesë e kemi shpallur, ndërkohë që për pjesët e tjera do të bëjmë riparime për ta kaluar vitin dhe pjesa tjetër do duhet që të vazjdoje në 2014”, u shpreh Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

/tetova1/

Bllagoja-toska

Bllagoja-toska1

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net